RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

“Spitali Rajonal Memorial në Fier do të vazhdojë t’i shërbejë gjithë Shqipërisë”

“spitali-rajonal-memorial-ne-fier-do-te-vazhdoje-t’i-sherbeje-gjithe-shqiperise”

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, ka realizuar një vizitë në Spitalin Rajonal Memorial në Fier, i ndërtuar me mbështetjen financiare të shtetit turk, ndërkohë është takuar me stafin e spitalit dhe së bashku me drejtuesit dhe stafin e spitalit kanë vizituar pavijonet e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori turk: Do të vazhdojmë të mbështesim shëndetësinë në Shqipëri me mjekët, pajisjet dhe ekspertizën tonë

Në një deklaratë për mediat pas inspektimit në spital, ambasadori Atay tha se marrëdhëniet Türkiye-Shqipëri janë historia e dy vendeve vëllazërore, dy kombeve vëllazërore, që datojnë shekuj më parë.

“Në kuadër të këtij ligji të vëllazërisë, ne hapëm spitalin vitin e kaluar me kërkesë të Shqipërisë dhe në kuadër të direktivave të Presidentit tonë. Aktualisht në spital punojnë krah për krah ekipet mjekësore dhe mjekët turq dhe shqiptarë. Ky spital është edhe një manifestim konkret i marrëdhënies sonë shekullore, një rezultat i prekshëm. Ne kemi qenë gjithmonë me vëllezërit tanë shqiptarë në kohët e tyre të vështira dhe do të vazhdojmë të jemi. Ne vizituam stafin tonë turk që punonte në spital dhe takuam kolegët e tyre shqiptarë”, tha ai.

Atay shtoi se kanë biseduar me drejtuesit e spitalit dhe u shpreh se “mesazhi ynë kryesor sot është se e rikonfirmuam këtë angazhim në kuadër të funksionimit të këtij spitali nga Türkiye dhe caktimit të mjekëve shtesë turq në këtë spital.

“Kjo mbështetje do të vazhdojë. Që nga hapja e tij, ai u ka shërbyer 60 mijë qytetarëve shqiptarë. Me kënaqësi mësojmë se ka një kërkesë jo vetëm në Fier, por edhe nga i gjithë vendi, veçanërisht për ekspertizën e mjekëve turq. Ky spital, që ndërtuam në një kohë shumë të shkurtër, në një kohë rekord prej 68 ditësh dhe që është i pajisur me shembujt më të fundit të teknologjisë, do të vazhdojë t’i shërbejë gjithë Shqipërisë”, tha ambasadori turk.

Duke iu referuar disa pretendimeve në rrjetet sociale dhe në një portali në Shqipëri, se “mjekët turq janë larguar nga Spitali i Fierit”, ambasadori Atay tha se “Unë si ambasador isha këtu sot për të dhënë këto mesazhe. Për rrjedhojë, është e nevojshme të anashkalohen herë pas here disa lajme në mediat dhe rrjetet sociale shqiptare për këtë marrëdhënie shembullore pune në këtë spital. Në fund të fundit, ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë të jemi këtu, do të vazhdojmë të mbështesim komunitetin shqiptar dhe botën shqiptare të shëndetësisë me mjekët, pajisjet dhe ekspertizën tonë”.

“Bashkëpunimi midis ekipit turko-shqiptar vazhdon dhe rritet dhe fuqizohet dita-ditës”

Drejtoresha e përgjithshme e Spitalit Rajonal Memorial në Fier, Rudina Degjoni, duke folur mbi pretendimet për stafin turk, deklaroi se fjalët shkruara nuk kanë lidhje fare me punë që po bëhet në spital, pasi sipas saj puna vazhdon gradualisht çdo ditë pa ndërprerje.

“Janë vetë qytetarët të cilët flasin dhe falënderojnë Memorialin. Aktualisht janë mbi 132 mijë shërbime shëndetësore të ofruara për mbi 60 mijë qytetarë të rajonit të jugut dhe jo vetëm, që nga hapja e tij, që nga muaj maj i vitit të kaluar. Bashkëpunimi midis stafit dhe ekipit turko-shqiptar është një bashkëpunim i cili vazhdon, rritet dhe fuqizohet dita-ditës”, tha ajo.

Degjoni shtoi se është një bashkëpunim mjaft i ngushtë i cili sipas saj fuqizon akoma dhe më tej protokollin e firmosur midis dy shteteve, shtetit shqiptar dhe shtetit turk.

Spitali Rajonal Memorial në Fier

Spitali Rajonal Memorial në Fier u hap për shërbim ndaj qytetarëve në fund të majit të vitit 2021 dhe në kuadër të një protokolli bashkëpunimi mes dy vendeve, spitali do të menaxhohet për një përudhë 3-vjeçare bashkërisht nga ekipet turke dhe shqiptare. Aktualisht pjesë e tij janë në total 256 punonjës, nga të cilët 36 staf turk.

Spitali ofron mbi 17 shërbime, duke përfshirë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardiovaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë, gastroenterelogjisë, anestezisë, radiologjisë dhe shërbime të tjera.

Related posts

Moska thotë se Kievi ka pezulluar qarkullimin e naftës ruse në Evropë

admin

Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Kurti: Historia duhet të rrëfehet me dinjitet e krenari

admin

Meloni: Qeveria e re do të mbështesë Ukrainën

admin