RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Arabia Saudite hap hapësirën e saj ajrore për të gjitha fluturimet civile, përfshirë Izraelin

arabia-saudite-hap-hapesiren-e-saj-ajrore-per-te-gjitha-fluturimet-civile,-perfshire-izraelin

Para vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në Arabinë Saudite, Riadi zyrtar ka vendosur të hapë hapësirën ajrore për të gjitha fluturimet civile, përfshirë Izraelin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, Autoriteti i Aviacionit Civil të Arabisë Saudite tha:

“Arabia Saudite, në përputhje me përpjekjet e saj për të respektuar Konventën e Çikagos të vitit 1944 mbi Aviacionin Civil Ndërkombëtar, e cila parasheh të mos bëhen dallime midis fluturimeve civile që përdorin hapësirën ajrore ndërkombëtare, si dhe për të siguruar lidhjen ndërkombëtare të aviacionit, ka vendosur të hapë hapësirën ajrore të vendit për të gjitha fluturimet që plotësojnë kërkesat e Autoritetit të Aviacionit Civil”.

Nga ana tjetër, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha në një deklaratë se presidenti Biden përshëndeti “vendimin historik” të Arabisë Saudite për të hapur hapësirën e saj ajrore për të gjitha fluturimet civile, përfshirë Izraelin.

Presidenti amerikan Joe Biden tha dje se ai do të shkojë në Arabinë Saudite, që është pjesa e dytë e turneut të tij në Lindjen e Mesme pas Izraelit dhe Palestinës.

“Nesër (15 korrik 2022) unë do të jem presidenti i parë amerikan që do të fluturojë drejtpërdrejt nga Izraeli në Xhide të Arabisë Saudite. Ky është një përparim i rëndësishëm. Në takimin tim me udhëheqjen saudite nesër, unë do të përcjell një mesazh të drejtpërdrejtë, një mesazh që do të sjellë paqe dhe mundësi të jashtëzakonshme më të qëndrueshme për rajonin dhe mbarë botën”, ka thënë Biden.

Related posts

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë kërkon 1.6 miliardë dollarë financim

admin

Prokuroria jep detaje rreth arrestimit të dy mjekëve të Spitalit të Vushtrrisë

admin

Zyrtari i OKB-së kërkon hetim për abortet e detyruara në Nigeri 

admin