RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Erdogan: Turqia do ta mbajë gjallë frymën që zmbrapsi tentativën për grusht shteti

erdogan:-turqia-do-ta-mbaje-gjalle-frymen-qe-zmbrapsi-tentativen-per-grusht-shteti

Turqia do të mbajë gjallë frymën që mposhti tentativën për grusht shteti të 15 korrikut 2016, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan me rastin e përvjetorit të gjashtë të tentativës për puç, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne do ta mbajmë gjallë frymën e 15 Korrikut dhe do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për TURKİYE-n PËRGJITHMONË”, tha Erdogan në një mesazh për 15 Korrikun, Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, të botuar në gazetat mbarëkombëtare.

“Më 15 korrik 2016, zemrat që rrahin për Turqinë PËRGJITHMONË bënë histori me një luftë epike kundër një përpjekjeje pushtuese të organizatës terroriste FETO”, ka theksuar Erdogan.

“Si shtet dhe komb, ne nuk iu dorëzuam pushtuesve me rezistencën e lavdishme që shfaqëm, pa u dorëzuar dhe pa u lëkundur, dhe korrëm një fitore tjetër të bekuar…Përshëndes çdo pjesëtar të kombit që mbrojti atdheun, flamurin dhe pavarësinë e tij me kujdesin dhe trimërinë më të madhe atë natë”, ka shtuar presidenti turk.

Ndryshe, Turqia sot përkujton të vrarët gjatë grushtit të shtetit të dështuar të 15 korrikut 2016.

Me aktivitete të ndryshme, vendi shënon 15 korrikun çdo vit si Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.

Puçi i dështuar, i orkestruar nga organizata terroriste FETO dhe lideri i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, la të vdekur 251 persona, kurse 2.734 u plagosën.

Related posts

Si po zëvendësohen serbët e dorëhequr nga institucionet e Kosovës?

admin

Blinken planifikon të zgjerojë bashkëpunimin me Kinën në vizitën e tij që po afron

admin

Ky do të jetë çmimi i naftës dhe benzinës sot

admin