RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nënshkrimet për tërheqjen e mjeteve të Trustit dorëzohen sot në Kuvend

nenshkrimet-per-terheqjen-e-mjeteve-te-trustit-dorezohen-sot-ne-kuvend

Organizatorët e peticionit për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit sot do të dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës nënshkrimet e mbledhura në të gjitha komunat e Kosovës përmes së cilave kërkojnë të bindin ligjvënësit që t’ju plotësohet kjo kërkesë.

Lajmi është dhënë nga Adnan Jashari, një prej përfaqësuesve të grupit, të cilët më parë kanë organizuar edhe protesta duke kërkuar lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Po ashtu, të njëjtit do të priten edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili personalisht por edhe partia që përfaqëson është kundër një tërheqjeje të dytë të Trustit, shkruan kp.

Në seancën parlamentare të 23 qershorit pas një debati të ashpër ndërmjet pozitës dhe opozitës, nuk kaloi projektligji që mundëson tërheqjen e një përqindje të caktuar nga Trusti.

Nga 102 deputetë të pranishëm në sallë, 44 patën votuar “për”, 57 “kundër” dhe 1 “abstenim”.

Qeveria dhe mazhoranca në Kuvend të Kosovës nuk e kanë mbështetur projektligjin në fjalë për tërheqjen e 10 deri 30 për qind të mjeteve, ku iniciues i kësaj nisme ligjore, ishte deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Para dy vitesh ishte lejuar tërheqja e menjëhershme dhe e parakohshme e 10% të kursimeve pensionale. Sipas të dhënave, asokohe ishin tërhequr mbi 198 milionë euro nga 427,371 kontribuues.

Related posts

Përshkallëzohen tensionet pasi Kina dërgon numrin më të madh të avionëve në Ngushticën e Tajvanit

admin

Ministrja e Jashtme gjermane: Nuk do të lejojmë që Rusia të çojë botën drejt urisë

admin

Rusia fajëson Armeninë për anulimin e bisedimeve me Azerbajxhanin

admin