RTV AHIRETI
Shëndetësi

Çrregullimet e ankthit trashëgohen më lehtë nga nënat tek vajzat

crregullimet-e-ankthit-trashegohen-me-lehte-nga-nenat-tek-vajzat

Një nga gjërat që mësojmë që në moshë shumë të re, ose e kuptojmë ndërsa rritemi, është se sjellja e prindërve tanë luan ndoshta rolin më të rëndësishëm në formësimin e sjelljes sonë .

Në rast se e kuptoni se jeni një person shumë i shqetësuar, është shumë e mundur që edhe njëri nga prindërit tuaj të ketë qenë në ankth. Përveç sjelljeve të ngjashme që shfaqim me ta, kjo ndodh edhe sepse ndajmë disa nga të njëjtat gjene, dhe veçanërisht me nënat tona sipas hulumtimeve të reja.

Konkretisht, bazuar në studimin e ri që ekzaminoi 400 fëmijë kanadezë të moshës 10 vjeç dhe i publikuar në JAMA Network Open, u zbulua se çrregullimet e ankthit kalohen lehtësisht nga nëna tek vajza, ndërsa djemtë që kanë një baba jo ankthooz janë mjaft të mbrojtur nga stresi në jetën e tyre.

Të njëjtët fëmijë që morën pjesë në këtë hulumtim kishin marrë pjesë edhe në një studim të mëparshëm që fokusohej në mënyrën se si prindërit mund të ndikojnë tek fëmijët e tyre për sa i përket manifestimit të çrregullimeve të humorit dhe psikologjik.

Siç tregohet nga përfundimet e hulumtimit, fëmijët, prindërit e të cilëve të të njëjtit seks me ta kishin një çrregullim ankthi, kishin 3 herë më shumë gjasa të përjetonin një të tillë në të ardhmen në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre. Në fakt, çrregullimi i ankthit që një nënë përjeton ndoshta rrit rrezikun që edhe vajza e saj ta përjetojë atë në të ardhmen. Megjithatë, kjo nuk ndodh me baballarët dhe djemtë.

Studimet e mëparshme kanë treguar se ankthi është një sjellje që fëmijët mësojnë ta imitojnë nga prindërit e tyre. Çelësi është menaxhimi i duhur si me çdo emocion tjetër stresues dhe negativ.

Related posts

Terapi të reja anticovid! Mjekët kërkojnë të futen në Shqipëri sipas rekomandimeve të OBSH

admin

Avokado është frut apo perime? Zbulojeni tani

admin

A keni kollë të vazhdueshme?

admin