RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Vrasje e trefishtë në Fushë-Krujë

vrasje-e-trefishte-ne-fushe-kruje

Tre persona janë vrarë gjatë një atentati në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës këtë të diel.

Diklen Vata është identifikuar fillimisht, pasi ai ka mundur të dalë nga makina pasi autorët qëlluan me breshëri automatiku.

Ai është 30 vjeç nga Laçi i arrestuar më parë në vitin 2017 për shpërndarje kokaine në Tiranë.

Më vonë janë identifikuar edhe dy të tjerët, trupat e të cilëve janë shkrumbuar, pasi makina mori flakë pas atentatit prej temperaturave të larta. Ata janë Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha.

Brilant Martinaj është i dyshuar për vrasjen e policit Xhulio Prela para dy vitesh. Kurse Diklen Vata rezulton person me precedentë penalë për trafik narkotikësh.

Pamjet e momenteve të para pas atentatit në Fushë Krujë janë siguruar nga Top Channel, ku duket trupi I pajetë i Vatës në rrugë dhe makina që digjet.

Dyshohet se autorët e vrasjes kanë qenë në lëvizje në momentin që kanë qëlluar, ndërsa tre viktimat po udhëtonin me automjetin tip “Volswagen Passat”.

Nuk dihet ende se cili prej tyre ka qenë shënjestra e atentatit.

Sipas policisë, 30-vjeçari Vata ka qenë pasagjer dhe mundur të dalë nga automjeti, por ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta policie.

Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volswagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.

Xhulio Prela dhe Brilant Martinaj

Në brendësi të automjetit është konstatuar një automatik që dyshohet se është përdorur nga autorët për të kryer krimin.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po punon për identifikimin e dy viktimave të djegur në automjet dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

Nuk dihen ende shkaqet e atentatit, ndërsa dyshimet e para janë pazaret e drogës.

Related posts

Tri vetura shpërthejnë në Stamboll

admin

Tregjet në zhvillim përballen me një rekord tërheqjesh nga investitorët e huaj

admin

Zbritet për 2 cent çmimi i naftës dhe 1 cent i gazit, mbetet i pandryshuar ai i benzinës

admin